Zelenskyy dikur pjesë e ‘Dancing with the Stars’, sot udhëheq sypatrembur i shtetit të tij në lu ftën kundër Rusisë

Para tre vitesh Volodymyr Zelenskyy luante rolin e një presidenti në një komedi të njohur televizive, por sot ai është presidenti i Ukrainës dhe po përballet me fuqinë e frikshme ushtarake të Rusisë. Zelenskyy po udhëheq vendin e tij gjatë një pushtimi që kërcënon të kthehet në konfliktin më të keq në historinë e Europës pas “Luftës së Dytë Botërore”.

Si produkt i industrisë së argëtimit, ai ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve nga mbarë bota që nuk e njihnin para sulmit të Rusisë. Duke dashur të mësojnë më shumë për të kalurën e tij si pjesë e botës së spektaklit, njerëzit i janë futur kërkimit në Internet. Një nga gjërat që kanë zbuluar rreth eksperiencave të tij të mëparshme është edhe pjesëmarrja e Zelenskyy në sezonin e parë të “Dancing with the Stars” të Ukrainës. Kreu i shtetit ukrainas mes të tjerash është edhe një kërcimtar shumë i mirë pasi ka fituar vendin e parë në këtë kompeticion.

“Kështu që me sa duket Zelenskyy fitoi versionin ukrainas të Dancing with the Stars në 2006 dhe videoja është edhe më e mirë se çfarëdo që po imagjinoni”, shkroi një person në Twitter.

Para karrierës në aktrim, Zelensky u diplomua për “Drejtësi” në “Universitetin Ekonomik Kombëtar të Kievit”. Më pas, nisi komedinë dhe krijoi kompaninë Kvartal 95, e cila prodhon filma, filma vizatimorë dhe shfaqje televizive. Ai fitoi famë në serialin satirik tepër të njohur, “Servant of the People” (Shërbëtori i popullit).

Ai po ashtu ka bërë zërin e ariut në “Paddington”. Një zëdhënës i StudioCanal, i cili e realizoi “Paddington”, konfirmoi në një deklaratë së fundmi se Zelenskyy ishte zëri pas ariut. Lajmi erdhi si surprizë për shumë njerëz në mediat sociale, përfshirë aktorin Hugh Bonneville, i cili luajti prindin kujdestar të ariut në “Paddington”.

“Deri sot nuk e kisha idenë se kush e bëri zërin e @paddingtonbear në Ukrainë”, shkroi Bonneville të dielën në Twitter. “Duke folur për veten time, faleminderit President Zelenskyy. #PaddingtonBear”.

Zelenskyy është vlerësuar shumë për mbrojtjen e shkëlqyeshme që i ka bërë vendit. Atij iu ofrua të largohej nga Kievi nga qeveria amerikane, por e hodhi poshtë ofertën, duke thënë se “lufta është këtu” dhe se ai kishte nevojë për municion antitank, jo “xhiro me makinë”.

Loading...