Zemrat përqafohen edhe në distancë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë një tjetër mesazh sensibilizues teksa Tirana e qytete të tjera qëndrojnë në shtet-rrethim për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, i cili ka infektuar deri tani 33 persona në vendin tonë.

Meta i ka bërë thirrje shqiptarëve të tregohen të fortë dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Duke postuar foton e një banderole të varur në kangjellat e Katedrales së Rrëshenit mbi të cilën shkruhet:

Zemrat përqafohen edhe në distancë, Presidenti shprehet se ky mesazh i bukur na ndihmon të besojmë se bashkë mund të mposhtim çdo të keqe.

STATUSI I PLOTE I ILIR METES

Zemrat❤ përqafohen🤗 edhe në distancë! #RriNëShtëpi🏠 FORCA SHQIPE! 🇦🇱👐
Një mesazh i bukur këtë mbrëmje nga Katedralja e Rrëshenit!
Së bashku mund të mposhtim çdo të keqe!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! 🇦🇱

Loading...