Zëvendëskryeministri Brace: “Unë quhem Erion Braçe dhe jo Erion Braqe”(foto)

Zëvendëskryeministri i emëruar Erion Braçe është kapur keq sot me një informacion të shpërndarë në rrjetet sociale dhe në media.

Braçe i ka quajtur të gjitha shpifje, dhe sipas tij mediat duhet japin llogari për ato që publikojnë.

Reagimi i Braçes:

Kjo është ndyrësia e shpifjes në këtë vend!

Kjo medemek eshte #media
por ne te cilen mund te shpife kushdo,
madje edhe mesues qe nuk di te shkruaj shqip.

Dje ne mbremje,
nje kamion i larte ka keputur kabllin qe furnizon me energji shkollen e Bishtcukasit ne #Divjake.
Ka ikur nga vendi pasi ka shkaktuar demin dhe, as ka lajmeruar per kete.

Sot prej mengjesit,
elektricistet e Oshee kane identifikuar demin dhe kane nderruar kabllin e demtuar.

Kaq! Asgje tjeter!
Pra eshte shpifje e ulet qe Oshee ka nderprere energjine, eshte shpifje e ulet qe #bashkiaDivjake ska paguar nje fature 20000 lekeshe te dritave.

Por per kete #media nuk eshte problem qe e genjen kushdo, madje nuk eshte problem dhe ta perhape shpifjen pa bere as verifikimin me te vogel!

E fundit,
une quhem Erion Braçe jo Erion Braqe dhe mjafton kaq per te kuptuar se keta e kane shpifjen semundje edhe kur bejne mesuesin qe nuk di as shkrim e as kendim!

Loading...