Zgjatja e fashave të orarit, Leshaj qytetarëve: Mos abuzoni, qëllimi është tjetër

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, iu bëri thirrje qytetarëve të mos shpërdorojnë zgjatjen e fashave të reja të orarit për të bërë lëvizje të panevojshme.

Ministri thotë se qëllimi i zgjatjes është që të krijohen lehtësira për vajtjen dhe ardhjen në punë si dhe të mos krijohen radhë në tregje.

Postimi i Sandër Lleshajt

Fashat e reja të kohës së qarkullimit, synojnë lehtësim të vajtjes dhe ardhjes në punë dhe ulje të dendësisë së qytetarëve në tregje dhe në rrugë.

Në funksion të kësaj, Policia do t’i shtojë përpjekjet që hapësirat e reja të përdoren në funksion të frenimit të COVID-19 dhe të mos shpërdorohen nga persona të papërgjegjshëm. Për këtë qëllim janë shtuar kapacitetet e kontrollit me njerëz dhe teknologji moderne.

Qytetarët janë të lutur të bashkëpunojnë me autoritetet në funksion të qëllimit të madh të ruajtjes së jetës.

Loading...