Pandemia e koronavirusit ka mbushur me frikë shumë persona në botë, të cilët për t’iu shmangur një infektimi të mundshëm kanë zgjedhur të anulojnë pushimet këtë vit.
Mirëpo, Guy Young, nga Britania e Madhe, ka gjetur një zgjedhje kreative për të shndërruar oborrin e shtëpisë në një ambient ekzotik. Ai është shprehur për mediat vendase se ka parë në rrjete sociale, video ku mësohej se si të ndërtonte pishinë në kushte shtëpie, një bar të vogël dhe ambiente relaksuese.
Gjithashtu Guy u shpreh se për shkak të virusit anuloi pushimet e tij në Alicante të Spanjës, por megjithatë me kompleksin turistik që ndërtoi, e cila kap një kosto të përgjithshme prej 3500 eurosh, arriti që t’i realizonte mjaft mirë pushimet në shtëpi.
“Sapo fillon një ditë e re të krijohet ndjesia sikur ndodhesh në Spanjë. Ulem në pishinë, pi një kokteil dhe ndihem vërtetë mirë. Tani dhe miqtë më kërkojnë që të prenotojnë dhe të më vizitojnë. Të gjithëve i them që janë të mirëpritur”, u shpreh Guy.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme./top channel