Zgjedhjet dhe mund të shtyhen!

Rama po thotë dendur:

“Luli-miku im!.”,

por s’mendon kështu,

shoku Lulëzim!

Nuk mendon kështu,

sot edhe më parë,

s’ngopet ta shohë Ramën,

varur në litar!

Së bashku me Salën,

shpellar e barbar,

u ka mbetur peng,

që nuk e kanë vrarë!

Për zgjedhjet e 30 Qershorit,

tani ka shumë tym dhe mjegull,

nuk ka rëndësi nëse shtyhen,

rëndësi ka të zhvillohen në rregull!

Në “Opinionin” e Fevziut,

gjeniun Lefter Maliqi dëgjova,

me logjikën e tija të mjerë,

në të vërtetë nuk u befasova!

Jo vetëm tek Lefter Maliqi,

por tek shumë kemi këtë qasje debile,

që e mendojnë 30 Qershorin,

si përplasje të madhe civile!

Edhe sikur zgjedhjet në kohë të zhvillohen,

asgjë e tillë nuk ka për të ndodhur,

fare pak janë ata që mund të rrezikojnë,

për këtë politikë krejt të lodhur!

Nëse një Marrëveshje realizohet,

do të ndryshojnë të gjitha fatet,

zgjedhjet detyrimisht do të shtyhen,

për të rivendosur të gjitha afatet!

Jo pazar si i 18 Majit,

mes Socialistes dhe Partisë Politike,

po me Marrëveshje gjithëpërfshirëse,

me të gjitha partitë politike!

Në politikë ka dhe burra të ditur,

burra që sot jo të gjithë i dinë,

gjithandej ka patriotë të ndershëm,

që s’duan ta djegin sërish Shqipërinë!

Në këtë situatë të mjegullt-ku jemi,

nuk prodhojmë dot një zgjidhje të artë,

po rëndësi ka që në Marrëveshje,

të gjithë faktorët të jenë të barabartë!

Nuk janë të gjithë Lulashë e Lefterë,

që veç përplasjes nuk dinë gjë tjetër,

nëse ka Marrëveshje këtë herë,

duhet të marrë fund politikë e vjetër!

Nëse kërkohet të iki Rama,

që të “shpëtojë” Republika,

për ekuilibër duhet të ikin,

Lulashi-Sala dhe Monika!

Të ikin gjithë aleatë e PD-së,

që mbahen në këmbë me qoka,

të iki Dulja dhe Idrizi,

Shehi-Mediu edhe Ndoka!

Mos u hidhni përpjetë këto kur të lexoni,

e të më thoni:”S’kanë logjikë!.”,

po në ikjen pa kushte të Edi Ramës,

ku e ka logjikën Luli dhe zonja Monikë?!

Realisht me këtë Marrëveshje të pritshme,

Kushtetuta përsëri do të shkelet,

ndaj duhet të pranohen kërkesat minimale,

që Precedenti përjetë të mos ngelet!

Nuk e di nëse muret duhen pastruar,

nuk e di nëse xhamat duhet të ndërrohen,

se Basha sërish protestë ka lajmëruar,

dhe sërish të gjitha mund të shkatërrohen!

Me protestat tani u mësuam,

tani ato as ftohin-as ngrohin,

mbas dhjetë ditësh shkallën e dhunës,

na mbetet vetëm të shohim!

Midis vandalëve dhe policisë,

mos vini kurrë shenjën e barazimit,

“Molotovi” dhe çdo send kundër forcave të rendit,

hidhet me urdhër të Salës- Monikës dhe Lulëzimit!.

A.DUKA

Loading...