Zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor dhe kjo është e drejta e sovranit në demokraci

Zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor dhe kjo është e drejta e sovranit në demokraci.
Partia Socialiste e Vlorës njofton anëtarët dhe simpatizantët e saj se sot ditën e mërkurë në mbrëmje çel fushatën e saj elektorale me moton “Bashkia që duar” dhe “Për Vlorën që duam”.
Fushata do të çelet në orën 19 te “Tre racat” përballë Teatrit Petro Marko”.
Kandidati i PS për zgjedhjet e 30 qershorit është kryetari aktual i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli.
Gjatë këtyre 4 viteve që shkuan Dritan Leli e tregoi veten si një njeri i punës, si njeriu që i qëndroi qytetit në kokë, si njeriu që me mbështetjen e pakursyer të Kryeministrit Edi Rama bënë transformimin gjigant të Vlorës.
Dritan Leli është njeriu që rri zgjuar për transformimin e Vlorës së tij të zemrës (vetëm me 4 orë gjumë gjatë natës).

E sheh kudo, shumë pak në zyrë dhe më shumë në rrugët dhe lagjet e qytetit, atje ku toka transformohet, atje ku makineritë gjëmojnë, shtrojnë dhe asfaltojnë, atje ku mbillen pemët, atje ku punëtorësh shtrojnë trotuaret me pllaka guri, kudo në njësitë administrative të Bashkisë Vlorë ku njerëzit kanë halle dhe duhet zgjidhur problemet.
Dritan Leli, ky njeri i palodhur ka matur në këto 4 vjet çdo cep të qytetit nga Ura e Mifolit e deri në qafën e Llogoras, nga manastiri i Zvërnecit e deri në Llakatund, duke frymëzuar, duke u dhënë shpresë, duke u kalitur durimit banorëve të qytetit dhe fshatrave përreth sepse Vlora do bëhej dhe Vlora po bëhet.
Në katër vjet u përmbys situata e infrastrukturës së trashëguar, e cila binte ndesh me zhvillimin e qytetit turistik që kishte vite që kishte filluar, sidomos në fushën e ndërtimeve.
Dritan Leli dhe Vlora turistike ishin sinonim i zhvillimit, i gjallërisë kulturore, i mijëra turistëve nga bota që shkelën mbi tokën e Trojës Shqiptare, që brodhën plazheve, u ngjitën maleve dhe pyjeve, shijuan gatimet e zonës dhe u dashuruar me këtë qytet të kaltër të diellit dhe të detit.
Dritan Leli është sot promotor i zhvillimeve progresive të një qyteti si Vlora që shikon drejtë perëndimit të flakëruar mbi Sazanin e bekuar, që lag flokët e ullinjve dhe pishave në dy dete, që buçet fuqishëm sa herë Shqipërisë i kërcënohet ndonjë rrezik.
Ditari katër vjeçar i Dritan Lelit është i mbushur me zhvillime, me net pa gjumë, me projekte të shumtë për Vlorën që duam, për bashkinë që duam dhe Ai ka ditur ta gjejë veten mes vlonjatëve, atje ku jeta thërret, atje ku puna e pret.
Lexojeni ditarin 4 vjeçar të Dritan Lelit në krye të Bashkisë së Vlorës dhe do ta kuptoni se ky ditar ka nevojë të vazhdoi të plotësohet edhe për 4 vjet të tjera me episode zhvillimi, me episode zbukurimi, me episode gjelbërimi, me të tjera investime në infrastrukturë për ta bërë Vlorën qytetin më fantastik në globit, ashtu siç e kanë vulosur perënditë pellazge.

PS dhe Dritan Leli iu ftojnë sot në mbrëmje në orën 19 te lulishtja e “Tre racave” për të ndezur së bashku motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, motorët e fitores së padiskutueshme për Vlorën tonë vezullim mbi vezullime./Clirim Hoxha

Loading...