Zgjedhjet e 25-Prillit, Yuri Kim apel qytetarëve: Mos e shit të drejtën tënde, mos e dorëzo fuqinë te kriminelët

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka drejtuar një apel shqiptarëve që do të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se ata nuk duhet ta shesin votën e tyre pasi ajo ju përcakton të ardhmen. Kim shkruan se nuk duhet t’i votojnë kriminelët pasi qytetarët kanë fuqinë e ndryshimit dhe nuk duhet që këtë fuqi ta lënë në duar të inkriminuara.

“Mos e shitni të drejtën tuaj. Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve. Vetëm TY duhet të zgjidhni të ardhmen tuaj”, shkruan Kim në twitter.
Ky apel nga ambasadorja Kim vjen pasi ka rishpërndarë statusin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i cili fton qytetarët të denoncojë dhe raportojnë çdo rast korruptiv të shitblerjes së votë apo nëse vihet re diçka e paligjshme gjatë fushatës zgjedhore.

Loading...