Mes tensionit dhe gjakderdhjes në Elbasan dhe Kavajë gjatë fushatës, zgjedhjet përfunduan dhe PS mori mandatin e tretë, ndërsa gazetari investigativ Artan Hoxha në një postim në Facebook shkruan se tani kemi përpara fushatën e kultivimit të kanabisit.
“Kaq ishte dhe kjo pune…Tani tu kthehemi halleve tona. Perpara kemi fushaten e kultivimit të narkokultures, product of Albania…
Deri sa ta lidh shamine në koke qeveria e re dhe te nis punimet kuvendi i ri, në mesin e shtatorit, çunat tane duar-arte dhe kembeshpejt, e kane mbjelle, rritur, korrur dhe magazinuar pa firo, ate tremujorshen tajlandeze…
Sezon të mbare çuna. Punoni të qete, se policia dhe politikanet tane hajdute, po zihen se kush e vodhi me shume njeri-tjetrin…” shkruan Hoxha.