Zgjerohet harta dhe me Kukësin, zbulohet rasti i parë me koronavirus

Prej ditës së sotme harta me persona të prekur me Covid shtohet edhe me qytetin e Kukësit, ku është zbuluar rasti i parë pozitiv.

Burime bëjnë me dije se personi i infektuar është infermier në spitalin rajonal të qytetit, dhe dyshohet se e ka marrë koronavirusin, teksa ka transportuar pacientët e Hasit dhe të Tropojës në drejtim të Tiranës.

Duket se veshja e tij nuk ka qenë e përshtatshme, çka ka çuar më pas dhe në infektim. Sipas burimeve ai ka qendruar i karantinuar në banesën e tij, por megjithatë kolegët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë që tiu bëhen testimet.

Në të gjitha raportimet e këtyre ditëve nga qyteti verilindor, është vënë re një neglizhencë e qytetarëve në respektimin e masave, me bindjen e plotë, se kishin krijuar imunitet ndaj koronës, por ky rast e dëshmon fare qartë se nuk ka qytete të paprekshme.

Loading...