Njihuni me Cristina rosi, 37-vjeçarja nga Austria që mrekullisht u zgjua nga koma pas 10 muajsh. Ajo që ka prekur të gjithë është se direkt pasi ka ardhur në vete, 37-vjeçarja ka thënë “nënë”. Mediat vendase shkruajnë se e reja ra në koma pas një arresti kardiak të pësuar në muajin e shtatë të shtatzanisë.
Fëmija e saj është në gjendje të mirë shëndetësore dhe të gjithë i kishin sytë tek 37-vjeçarja. Gjendja e saj shëndetësore sipas mjekëve ka përmirësim, por ka ende shumë punë për të “rikthyer” atë në jetën e mëparshme. Mediat e huaja shkruajnë se sfida më e madhe tani është për familjen e saj, pasi duhet që me ritme të ngadalta ti flasin asaj për jetën që ka pasur dhe çfarë ka ndodhur me të gjatë 10 muajsh mungesë.
Zgjohet pas 10 muajsh në koma, 37-vjeçarja prek të gjithë kur thërret ‘nënë’
Loading...