“Zgjohu nga gjumi Dallëdyshe” nga Bledi Mane

ZGJOHU NGA GJUMI DALLËNDYSHE!

Nga Bledi Mane-Public Enemy

Ata që vdesin rishtas kanë një zakon të keq. Si fillim mbyllin sytë, zemrën e vënë në gjumin e përjetshëm pastaj, pastaj veshët i mbajnë hapur për të dëgjuar çfarë themi ne të gjallët për të vdekurin…

Deri dje për ne, ti ishe malokja, tropojania e bukur kokëfortë me emër të çuditshëm, vajza me shtëpi të palegalizuar në Babrru, ushtarakja e çmendur pas sfidave.

Sot që vdiqe, ti je heroina, adrenalina e atdhedashurisë, simboli i trimërisë domestike, kryqëzimi i puthjes së përçarjeve tona.

Fatmirësisht ti nuk vdiqe nga plumbat e krimit në Bllokun e Tiranës.
Nuk vdiqe as nga shpërthimi i silikonit në klinikat estetike të Tiranës.
As nga overdoza e kokainës në klubet e Tiranës nuk vdiqe.
Madje, madje as nga përplasja e makinës së shtrenjtë të dashnorit tënd nuk vdiqe…
Zarife Hasanaj, ushtarakja shembullore e Ushtrisë Shqiptare u nda nga jeta një ditë të dilemttë maji në një vend larg atdheut të saj. 

Vdiq duke treguar dashurinë për paqen dhe lirinë. Vdiq më 6 maj, një ditë më vonë nga 5 maji, dita e dëshmorëve duke treguar se heroizmat e këtij vendi nuk rreshtin.

Ishim mësuar që djemtë shqiptarë vriteshin në Bruksel për prishje pazaresh droge por tani e tutje duhet të mësohemi edhe me vajza shqiptare që vdesin për lirinë e njerëzimit.
Të të themi lamtumirë?
🤦‍♂️🙏🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Loading...