Dy vajza të mitura janë zhdukur nga shtëpia e tyre në Tiranë dhe pas dy ditësh kërkime ende nuk ka asnjë shenjë të tyre.
Sipas informacioneve për mediat, dy të miturat, M.H., dhe K.A., i kanë celularët e tyre të fikur.
Denoncimi për zhdukjen e vajzave është bërë në Komisariatin numër 1.
Mësohet se dy të miturat kanë marrë me vete edhe telefonat e tyre. Njëra prej vajzave u ka thënë prindërve më 1 janar se do ikë te shoqja. Vajzat janë të moshës 15 dhe 16-vjeç.
Tiranë
Më datë 01.01.2021, shtetasja A. A dhe shtetasi L. H, kallzojnë se janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer vajzat e tyre të mitura 16-vjeçare, shoqe me njëra-tjetrën.
U bë shpallja në kërkim dhe punohet për gjetjen e tyre.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.