Zhduket 14-vjeçarja në Tiranë, nëna jep alarmin

Një 14-vjeçare në Tiranë është zhdukur nga banesa që prej dites së djeshme, ndërsa nëna e saj ka bërë denoncimin në polici. Mësohet se A.Ç., 34 vjeçe kallëzon se i është larguar nga banesa vajza e saj me inicialet B.Ç  dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e minorenes.

“Më datë 29. 11. 2018, A. Ç., vjeçe 34, banuese në Tiranë, kallëzon i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer vajza e saj e B. Ç., vjeçe 14, banuese në Tiranë. Punohet për gjetjen e saj. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme”- thuhet në njoftimin e policisë.

Loading...