Një 16-vjeçare është larguar nga banesa e saj pa lënë gjurmë në Kaçanik të Kosovës.
Familja Guri, përmes rrjeteve sociale kanë kërkuar ndihmë për vajzën e tyre, Viola Gurin 16-vjeçare e cila është zhdukur nga dita e djeshme.
Nëna e saj ka bërë të ditur se vajza ka dalë nga shtëpia në orën 8 të mëngjesit dje.
Mediat në Kosovë bëjnë me dije se një ditë para se ajo të zhdukej, vajza ishte sjellë në shtëpi nga Policia, që e kishte kapur duke tentuar të kalojë kufirin me Shqipërinë. Kështu dyshohet se mos sërish ajo ka provuar të vijë në Shqipëri.
Familja ka kërkuar ndihmë nga të gjithë ata që mund ta kenë parë që të lajmërojnë policinë ose familjen në numrin e telefonit.+38345612208.
Loading...