E humbur prej 4 ditësh, 37- vjeçarja Selime Hasa, nga fshati Peshtan- Bregas në Fier, nuk është parë nga askush që nga mëngjesi i së shtunës. Ajo është larguar e vetme nga banesa e saj, ndërkohë që prindërit janë alarmuar duke kërkuar tek gjitonet e më tej në zonë. Sipas prindërve Shefqet e Dallendyshe Hasa, e reja vuante nga probleme te shendetit mendor por kishte kohe qe kishte ndërprerë mjekimin.
Ata pohojnë të dëshpëruar se kjo është hera e dytë që vajza largohej nga banesa, teksa theksojne se e shoqëronin në cdo moment duke parë gjendjen e saj.
Të pashpresë për ta gjetur vete, prindërit e 37- vjecares kane denoncuar humbjen e vajzës ne komisariatin e policise Fier teksa kane kërkuar edhe ndihmen e medias per ta gjetur .
“Më ka humbur vajza. Ditën e shtunë. Nuk ka as të dhëna, se ca veshi. Vajza është 37-vjeç. Këtë radhë është larguar, e ka marrë dikush e ka nxjerr vjeç. E kam me kartelë. Nuk i pi. Bëmë denoncim. Kam frikë mos e merr tjetri e vret. Nuk di, ikën kot.
Nuk ha bukë fare”– kanë thënë prindërit.
Prindërit e 37- vjecares ndihen tepër të shqetësuar për fatin e vajzes , teksa apelojne njëzëri për ndihme nga policia.