Zhduket magjistari nderkohe qe po realizonte nje truk magjik

Një magjistar indian, i cili u përpoq të rikrijojë mashtrimin e famshëm të Harry Houdinit duke u hedhur në një lumë, mendohet se ka vdekur.

Chanchal Lahiri kishte për qëllim të notonte dhe të shpëtonte, por nuk arriti të dilte nga lumi Hooghly në West Bengal.

Spektatorët që ishin mbledhur për ta parë duke u zhytur të dielën, njoftuan policinë, që po e kërkon.

Lahiri, i njohur edhe si Mandrake, u ul në lumë nga një anije.

Ai ishte prangosur me gjashtë dryna dhe lidhur me zinxhir, ndërsa spektatorët e shihnin nga dy anije.

Disa njerëz të tjerë u mblodhën në breg kurse të tjerë qëndruan mbi urën Howrah në Kolkata.

Policia dhe një ekip zhytësish kërkuan për magjistarin që nga mbrëmja e së dielës por nuk e kanë gjetur.

Një oficier policie tha se Lahri nuk do shpallet i vdekur derisa të gjendet trupi.

Jayant Shaw, një fotograf në një gazetë lokale, dëshmoi Lahirin duke u përpjekur për mashtrimin. Ai i tha BBC se i foli Lahrit para se magjistari të fillonte trikun e tij.

“E pyeta pse rrezikonte jetën për magji,”-tha Shaw. “Ai më buzëqeshi dhe më tha: “Nëse e bëj mirë është magji. Nëse bëj një gabim bëhet tragjedi.”

Magjistari i shpjegoi se po bënte këtë veprim për të ngjallur interes për magjinë.

Kjo nuk është hera e parë që Lahiri ka tentuar një trick të rrezikshëm nënujor.

“Ai ul në të njëjtin lumë brenda një kutie xhami më shumë se 20 vjet më parë, por arriti të shpëtonte,”-raporton BBC.

Loading...