Një grua rreth 55 vjeçe nga bashkia Klos në Mat prej 24 orësh ka humbur kontaktet me familjen.
Familjarët kanë bërë denoncimin në polici për zhdukjen e 55-vjeçares me iniciale D.M. por ende nuk ka informacione për vendndodhjen e saj.
Mësohet se gruaja e larguar nga banesa ishte e martuar në Lushnje por kishte ardhur te prindërit për festën e Vitit të Ri.
55-vjeçarja dyshohet se vuante nga depresioni.
Loading...