Zhduket thesari i Aleksandrit të Madh nga Muzeu Kombëtar afgan në Kabul.
“Nuk ju them dot se ku gjendet, është një argument shumë delikat”, citohet të ketë thënë drejtori i tij, Mohammad Fahim Rahimi.
Ky koleksion është praktikisht një thesar i vërtetë: Një prej pesë koleksioneve më të rëndësishme në botë i përbërë nga 22 mijë objekte prej ari, sot mungon dhe fati i tij mbetet mister.
Disa thonë se është dërguar jashtë kufijve, të tjerë se është në duart e talebanëve që e kanë ndarë tashmë pretendojnë mediat italiane.
Koleksioni ka një vlerë të paçmuar e ndërsa qeveria talebane ka nevojë të ngutshme për para, ajo nuk e ka fshehur ndonjëherë mungesën e interesit për historinë antike.
Thesari nga koha e Aleksandrit të Madh, u mendua fillimisht i humbur gjatë qeverisjes së mëparshme talebane në 2003-shin, por më pas u gjet i mbyllur në Bankën Qendrore të Kabulit.
Presidenti i atëhershëm afgan, Hamid Karzai nxorri një dekret për hapjen e kasafortës gjigante që nxori në dritë mes të tjerash gjerdanë, medaljonë, kurora të rralla. Vetëm nga ekspozimi i thesarit deri në 2020-tën, u mblodhën 4.5 milionë dollarë./TCh