Një vajze 12 vjecare eshte zhdukur në Durrës. Policia tha se vajza është zhdukur prej ditësh, ndërsa nëna e saj thotë se e kanë denoncuar rastin në komisariat.
“Unë kam tre vajza dhe 12 vjece kam të mesmen. Nuk kam punuar, sepse jam marrë me rritjen e fëmijëve. Kemi kërkuar prej 1 jave në cdo vend të Durrësit.
Kemi kërkuar nëpër shoqe shkolle e deri tek të afërmit, por askush nuk ka dijeni”, shprehet nëna e vajzës së zhdukur.
Nëna e vajzes u ka thene mediave se nuk kanë lënë vend në Durrës pa kontrolluar, së bashku me të shoqin. Ajo shprehet se kanë kontrolluar me makinë dhe nuk kanë gjetur asgjë.
“Nuk kemi gjetur asgjë. Nuk e dimë se kush po na e mban vajzën tonë”, thotë nëna e të miturës të zhdukur.Lajmi i Fundit