Zhdukja e biznesmenit italian, flet miku i Davide Pecorellit: Është vetëvrarë? Të mos bëjmë shaka

Misteri i zhdukjes dhe fatit të biznesmenit italian Davide Pecorelli në Shqipëri, është sërish në fokus të mediave italiane. Hetuesit po ndjekin hetimet për vrasje, ndërkohë që hipoteza e vetëvrasjes, e hedhur fillimisht nga policia shqiptare është lënë mënjane për momentin. Ndërkohë në një intervistë për mediat italiane një nga miqtë e biznesmenit, me të cilin sipërmarrësi ishte gati të fillonte një biznes në Umbria rrëfen:

“Kemi shkëmbyer mesazhe disa herë gjatë muajit Dhjetor, ai ishte i qetë, shpërthyes si zakonisht, optimist për biznesin që do të zhvillonte në Shqipëri. Çfarë biznesi? Unë e di me siguri – vazhdon ai – se po kërkonte një kompani, për të filluar prodhimin e mallrave me markën ‘Hairdressers Milan’ që ai më pas mund t’i eksportonte në Itali. Për më tepër, unë konfirmoj se ai më kishte dërguar një mesazh në WhatsApp në të cilin ai pohoi se kishte hapur një biznes në një qendër tregtare në Vlorë, duke specifikuar se do të kthehej në Itali më 10 Janar ».

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e vetëvrasjes së biznesmenit, ai shprehet skeptik për një gjë të tillë.
“Le të mos bëjmë shaka , për çfarë arsyesh duhej të bënte një gjë të tillë?

Megjithatë është ende e paqartë arsyeja pse 45 vjeçari në një kohë kur të gjitha bizneset e tij ishin në Vlorë, ai duhej të udhëtonte në drejtim të Pukës. Ndërkohë, as hetuesit italianë dhe as shqiptarët nuk kanë janë ende në gjendje të përcaktojnë nëse Davide ishte në makinën e djegur afër Pukës. Kjo për faktin se brenda automjetit u gjetën vetëm disa eshtra dhe sende personale.

Ndërsa pastori që thirri policinë tha se nuk kishte dëgjuar ndonjë thirrje për ndihmë. E gjithë kjo do të marrë fund, në përfundim të analizës së ADN-së, si e vetmja provë e aftë për të provuar nëse Davide Pecorelli ishte brenda makinës Skoda apo jo. Edhe pse pritej që të hënën do të bëhej ekzaminimi i ADN-së së eshtrave të gjetur në makinën e biznesmenit një gjë e tillë është shtyrë për disa ditë. Në anën tjetër Prokurori Publik i Perugias ruan konfidencialitetin për hetimin në lidhje me zhdukjen, në Shqipëri, të sipërmarrësit.

45-vjeçari nuk ka pasur kontakte me familjen e tij që nga 6 janari. Të gjithë njerëzit që e kishin parë atë në hotel, dy ditë para zhdukjes së tij, thanë se ai ishte vetëm në Puke, një qytet aq i ‘madh’ sa San Giustino i tij.

Loading...