Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me zhdukjen e dy të rinjve në Elbasan.Bëhet me dije se vajza ka dalë në pushim të gjatë të shtunën dhe kamerat e shkollës kanë fiksuar teksa shoqet e saj i kanë hedhur nga dritarja e klasës çantën e shkollës.
Nga bashkëmoshataret e saj thuhet se ajo ishte një nxënëse shumë e mirë dhe se largimi ishte i planifikuar pasi ditët e fundit, 13-vjeçarja po kursente dhe mblidhte para pasi i duheshin.
Nga ana tjetër edhe djali kishte shitur biçikletën dhe telefonin për të pasur para mjaftueshëm për tu larguar.
Ngjarja ka ndodhur para tre ditësh ku djali nxënës i shkollës “Jorgji Dilo” dhe vajza nxënëse e klasës së 7 shkolla “Qemal Haxhihasani”, kanë dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë, por nuk janë paraqitur në shkollë dhe nuk janë kthyer në shtëpi.
Familjarët kanë denoncuar në polici dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e të miturve. Burime nga policia bëjnë me dije se dy adoleshentët janë parë në shoqërinë e njëri tjetrit.