Zhdukja e shqiptares në Greqi, flet dëshmitari: Policia e di shumë mirë ku është Artemis

Ishte 19 tetor 2020 kur 19-vjeçarja shqiptare Artemis Vasili u largua nga shtëpia për të mos u kthyer më. Artemis ishte larguar nga shtëpia për një intervistë pune, por që nga ajo kohë, gjurmët e saj janë zhdukur dhe telefoni i saj celular është i fikur.

Ndërkohë, ditën e sotme mediat greke kanë publikuar disa detaje të reja në lidhje me zhdukjen e 19-vjeçares shqiptare në Greqi.

Një dëshmitar pa Artemis duke u larguar nga një zonë të caktuar në momentin që po bëhej një kontroll në praninë e një prokurori.
Më konkretisht, dëshmitari ka thënë se: Policia e Omonia e di shumë mirë se ku është Artemis. Ka disa oficerë policie që paralajmërojnë se kur është koha për tu larguar.

Ditën që shkoi prokurori, ata u larguan nga dera e pasme. Ata u zhdukën dhe e morën Artemis nga atje.

Vlen të thuhet se policia ka shkuar sërish për kërkime në atë zonë që përshkroi dëshmitari, por fatkeqësisht pa asnjë rezultat.

Loading...