Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare Shkencore “Tё mohuar nga regjimi”

Sot, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua dita e parë e Konferencës Ndërkombëtare Shkencore “Tё mohuar nga regjimi: Burgjet, sistemi i internim-dёbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990”. Referati kryesor ishte ai i mbajtuar nga Lukas Kaminski (ENRS) me titull “Dëbimet dhe puna e detyruar – eksperienca polake: histori dhe kujtime”.

Dita e parë e konferencës u përbë nga katër panele mbi temat: “Totalitarizmi në Europën Lindore në vështrim krahasues”; “Vështrim analitik mbi totalitarizmin shqiptar”; “Sistemi i burgjeve dhe kampeve të punës në Shqipëri (1945-1990)” dhe “Të huajt në kampet e burgjet shqiptare”. Pjesëmarrësit e ditës së parë të Konferencës Ndërkombëtare Shkencore, të cilët referuan kumtesat e tyre, ishin: Tobias Wunschik (BSTU) Gjermani, prof. dr. Hamit Kaba, Klejd Këlliçi, prof. asoc. dr. Afrim Krasniqi, akademik Beqir Meta, prof. asoc. dr. Sabit Syla, prof. dr. Ana Lalaj, Lori Amy, dr. Dorian Koçi, dr. Ardiana Topi, dr. Femi Sufaj, prof. asoc. dr. Marinela Sota, dr. Gjon Boriçi, dr. Marenglen Kasmi, Ermira Shtino, prof. dr. Nevila Nika, prof. asoc. dr. Sonila Boçi dhe prof. asoc. dr. Gjon Berisha./atsh

Loading...