Zinedin Zidane dëshiron që një ditë të drejtojë skuadrën italiane të “Juventusit”.
Trajneri francez, i cili fitoi tri Liga Kampionësh radhazi me “Realin e Madridit”, nëpërmjet një video mesazhi ka shprehur dëshirën që një ditë te ribashkohet me tifozët e “Juventusit” dhe me Klubin.
Nëse Masimiliano Alegri, trajneri aktual i “Juventusit”, nuk arrin objektivin e klubit, të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon, me shumë gjasa sezonin tjetër Zidane do të ulet në stolin e bardhezinjve.
Zidan ka qenë lojtar i “Juventusit” për 5 sezone, për t’u larguar më pas drejt “Realit të Madridit”, ku dhe përfundoi karrierën e tij si futbollist.
Në eksperiencën e parë si trajner, Zidane arriti të fitojë tri Liga Kampionësh rresht me “Realin”. /atsh