Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Mashkullorë 5 km në veri të Gjirokastrës.
Forcat e PMNZSH janë vënë në lëvizje për të vënë nën kontroll flakët të.
Nga flakët masive rrezikohen 2 stane me bagëti, tre banesa dhe 2 biznese.
Sipas komandantit të PMNZSH Gjirokaster, Kujtim Bizhga, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrëfikësish dhe 3 mjete për shuarjen flakëve.
Ndërkohë është kërkuar sipas tij ndihmë shtesë edhe nga Tepelena pasi situata paraqitet shumë kritike.
Loading...