Zjarr në nënstacion, pa energji gjysma e Gjirokastrës

Një vatër zjarri në nënstacionin e vjetër, linja 35 volt, ka lënë pa energji dy lagje në Gjirokastër.

Mësohet se shkak i zjarrit është bërë plasja e një prej çelësave në këtë nënstacion. Pa drita kanë ngelur edhe njësitë administrative Lunxhëri, Antigone, Dropull.

Ndërkohë që në terren ndodhen punonjës të OSHEE-së të cilët po punojnë për të rregulluar dëmet.

Nuk dihet se sa do të vijojë shkëputja e energjisë elektrike.

Loading...