Zjarr në shtëpinë e shqiptarëve, lëndohen dy binjakët

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në lagjen Kalithea në Athinë. Burime bëjnë me dije se nga zjarri dy binjakë 5-vjeç shqiptarë kanë mbetur të lënduar.

Mësohet se në momentin kur ra zjarri në shtëpi, nëna e binjakëve ishte në punë. Momentalisht fëmijët ndodhen në spital, në gjendje të rëndë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në banesë.

BalkanWeb

Loading...