Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Moskë ku një qendër e kujdesit ndaj të moshuarve është përfshirë nga flakët e për pasojë kanë humbur jetën të paktën 9 persona ndërsa janë lënduar disa persona të tjerë.
Mediat e huaj flasin për gjashtë të moshuar në gjendje kritike, të cilët ndodhen nën kujdes intensiv.
Zjárri shpërtheu në një bujtinë private në Krasnogorsk të Dielën në mbrëmje, dhe dyshohet të jetë si pasojë e një defekti elektrik. Mësohet se përgjegjësi i hotelit është ndaluar për t’u marrë në pyetje.
Agjensia e lajmeve Tass thotë se 37 persona ishin në ndërtesë. Gazeta Kommersant thotë se megjithëse zjarri ishte i vogël, stafi nuk ishte në gjendje të evakuojë të gjithë banorët, pasi disa prej të cilëve nuk mund të lëviznin.
Viktimat ishin të moshës 66 deri në 90 vjeç, dhe mendohet se kanë humbur jetën për shkak të helmimit nga monoksidi i karbonit.