Zjarr në spitalin Covid-19, vdesin 3 pacientë, plagosen disa infermierë

Një spital covid-19 në Rusi është përfshirë nga flakët dhe për pasojë kanë ndërruar jetën 3 pacientë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një spital, 180 kilometra larg nga Moska.
Autoritetet zyrtare, për mediat kanë treguar se shkak për këtë zjarr është bërë ventilatori i spitalit, që sipas tij, nuk funksiononte mirë dhe për shkak se ishte nxehur, ka marrë flakë. Ka qenë guvernatori i rajonit që ka folur, Nikolai Lyubimov.
Ai tha se fillimisht infermierët tentuan të marrin situatën nën kontroll, madje disa prej tyre morën plagë të rënda në trup.

Situata është nënkontroll aktualisht.

Loading...