Një zjarr në përmasa të mëdhaja ka rënë mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Risli në Vlorë.
Nga flakët rrezikojnë sipërfaqe me kullota dhe ullinj, ndërsa nuk ka rrezik për banesa.
Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar dy zjarrfikëse.
Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm nga banorë të zonës, të cilët i kanë vënë flakën kullotave për të hapur tokën dhe me pas zjarri ka dalë jashtë kontrollit.
Loading...