Zjarr në Vlorë,  flakët dalin jashtë kontrollit, digjen pemë e shkurre

Një tjetër zjarrvënie e qëllimshme ka ndodhur ditën e stome në Vlorë. Këtë radhë zjarrvënie ka ndodhur mbi shkollën tregtare pranë lagjes së Ujit të Ftohtë, ku po digjen shkurre dhe pemë të zonës. Mendohet se zjarri i cili është vendosur për mbeturinat, por më pas ka dalë jashtë kontrollit.

Pranë zjarrit ka banesa, por nuk rrezikohen pasi zjarri nuk favorizohet nga era dhe tashmë kanë shkuar dy automjete zjarrfikës për të shuar flakët.

“Më datë 20.03.2022, rreth orës 18:30, në lagjen “Ujë Ftohtë”, Vlorë, ka rënë zjarr në një faqe kodre dhe si pasojë janë djegur bimësi shkurre.Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja dhe shëbimet e Rendit të Komisariatit të Policisë Vlorë, të cilët po punojnë për fikjen e zjarrit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.” – bën me dije policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...