Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka njoftuat se përgjatë muajit korrik janë evidentuar në të gjithë vendin tonë 168 vatra zjarri, kur shumica prej tyre janë të qëllimshme. Në në deklaratë për mediat, Çako ka bërë me dije se janë djegur 598 hektarë sipërfaqe si pasojë e flakëve, teksa u ka dhënë një mesazh të fortë të gjitha bashkive që nuk janë treguar bashkëpunuese në këtë situatë.
Ai është shprehur se disa prej tyre, por pa përmendur emra konkret, kërkojnë ndërhyrjen nga EC pa i ezauruar të gjitha kapacitetet e tyre, që për të cilin theksoi se është në shkelje të ligjit, duke i paralajmëruar se do të mbajnë përgjegjësi.
“Vetëm për muajin korrik janë evidentuar 168 vatra zjarri. Shumica e vatrave të qëllimshme. Në gjithë Shqipërinë janë prekur nga zjarri 598 hektarë sipërfaqe. Ministria e Mbrojtjes dhe AKMC në gatishmëri të plotë. Në komunikim të vazhdueshëm me prefektët e stafet e bashkive. Disa bashki janë angazhuar maksimalisht në përballimin e zjarreve. Disa bashki ende sot nuk po përdorin asetet e deklaruara për emergjencat. Bashkitë, të parat që duhet të përballojnë fatkeqësitë.
Disa bashki kërkojnë ndërhyrjen e FA pa ezauruar më parë kapacitetet e tyre. Sipas ligjit, FA ndërhyjnë vetëm pas ezaurimit të resurseve në nivel vendor. Bashkitë që nuk zbatojnë ligjin do të përballen me penalitete. Po ndjekim në kohë reale situatën në çdo vatër zjarri. FA janë në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo përkeqësimi situate. Pushteti vendor dhe Policia të bashkëpunojnë për gjetjen e autorëve të zjarreve”, tha Çako në daljen e tij për mediat.