Pas zjarreve të cilat kanë përfshirë vendin në këtë fillim pranvere duke shkaktuar dëme masive në qindra hektarë pyje të djegura në qarkun e Fierit jane evidentuar mbi 20 vatra zjarri gjatë muajit maj.
42.5 ha është sipërfaqja e përfshirë nga flakët kryesisht shkurre, pisha të reja dhe ullishte ku nga këto të fundit rreth 750 është numri i rrënjëve të ullinjve të dëmtuar.
Rasti i fundit në qytetin e Fierit është zjarri i rënë në Darzezë ku sipas drejtoritt të pyjores Agim Hoxha u dëmtuan rreth 8 ha pyje, nga të cilat 4 ha me dëm ekonomik dhe 4 të tjera sipërfaqe pyjesh me dëm ekologjik.
Pjesa me e madhe e sipërfaqeve të djegura që janë edhe sipërfaqe me dëm ekonomik janë ullinjtë dhe filizat e bimës së pishës së re. Ndërsa policia si përgjegjës në lidhje me këtë situatë ka referuar në organin e akuzës 7 persona, 2 prej tyre të arrestuar në flagrancë.
Në Mallakastër janë arrestuar 2 persona, F.N 46 vjec nga Ballshi dhe E.N 14 vjeç nga Ballshi i cili procedohet i lirë.
Në Fier në zjarrin e rënë në Darzezë është ndaluar shtetasi N.D 68 vjeç, banues në Darzëzë. Gjithashtu në Mallakastër shtetasi A.S 42 vjeç procedohet i lirë për shkak të një vatëre zjarri të rënë në fshatin Belishovë.