Pamjet që shihni vijnë nga pallati që u përfshi mbrëmjen e djeshme nga flakët, duke vënë në rrezik jetën e banorëve. Ngjarja ndodhi në rrugën “Teodor Keko” në Tiranë.
Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ foto nga paneli elektrik i pallatit, i cili u bë edhe shkak i zjarrit pas një defekti në të. Siç u raportua edhe dje, rasti në fjalë ishte i përsëritur, pasi paneli ishte përfshirë nga flakët edhe tre herë të tjera.
Ndërkohë, si pasojë e tymit, 6 banorë të pallatit u dërguan në spital pasi u asfiksuan. Pasi morën ndihmën e nevojshme mjekësore ata u larguan për në banesat e tyre.
foto galeri foto galeri 12PreviousNext
(ed.me/BalkanWeb)
Loading...