Kanë mjaftuar vetëm pak minuta që flakët të shkrumbojnë një shtëpi banimi në fshatin Lekaj të njësisë administrative Hysgjokaj në bashkinë e Lushnje
Flaka ka nisur si pasojë e daljes jashtë kontrollit të një ngrohësi me gaz, e me pas zjarri ka përfshirë gjithë banesën.
Ndërhyrja e sektorit të zjarrfikëses Lushnje ka izoluar zjarrin, por dëmet materiale janë të mëdha.
Familjarët kanë mundur të shpëtojnë dhe të dalin jashtë ndërtesës.
Loading...