“Zonja e Vladimir Putinit”, Alina Kabaeva, bëri një dalje të rrallë publike ditën e djeshme, duke shmangur çdo përmendje të luftës në Ukrainë, si dhe problemeve të përfolura shëndetësore të presidentit rus. 39-vjeçarja fituese e medaljes së artë olimpike ka bërë pak paraqitje publike këtë vit në inagurimin e një qendre të re trajnimi fitnesi.
Duke inauguruar kompleksin e ri në Soçi, ajo shmangu përmendjen e Putinit i cili thuhet se rrëshqiti në shkallët e rezidencës së tij në Moskë dhe vuan nga kanceri dhe probleme të tjera shëndetësore. Ajo gjithashtu nuk përmendi luftën e presidentit rus në Ukrainë.
Në vend të kësaj, sipas Daily Mail, ajo u tha gjimnastëve në turneun ndërkombëtar Divine Grace se “e pamundura është e mundur”, duke iu referuar gjithashtu karrierës së saj. “Kur isha gjimnaste, as që mund të ëndërroja për kushte si ato që keni në këtë qendër të re stërvitore sportive”, tha ajo.
“Por siç e tregon jeta, e pamundura është e mundur. Dhe Rusia është një vend me mundësi të mëdha”.
Mediat shtetërore të Moskës nuk lejohen të diskutojnë lidhjen e saj 15-vjeçare me Putinin apo fëmijët që përflitet se kanë.
Hera e fundit që Zonja e Parë e Rusisë u pa në publik ishte në shtator. Më pas pati zëra se Putini e urdhëroi atë të abortonte.
Agjencia ruse e shoëbiz-it Starhit e përshkroi atë si “të dobët, me një fytyrë elegante”, ndoshta duke aluduar për operacionin plastik që ajo dhe Putini thuhet se do t’i nënshtrohen.