Një ditë dola për shetitje,
Afer udhes ne varreza
Pashe një zonjë me shumë habitje
Veshur krejt me rrob’ te bardhe
Duke i bërë veri një varri,
Qe ti besh veri një varri
Është pune e një te marri.
Iu afrova.. një flori
Mrekulli një bukuri…
Dore e saja vente vinte
Ben veri e bën veri!
E un’ tepër i çuditur
I them zonjes te me fale
Dhe si gjysëm ngushellimi
Peshperita dy- tre fjale
Dhe iu luta te më thoshte
I kujt është ky varr i ri
Varr i fresket e i njome
E përse i bën veri?
Zonja kuqet e sterkuqet
Ben te thotë e nuk me thotë
Nuk me thotë asnjë përgjigje
Lutja ime vajti kot.
Rrobe e bardhe qe kish veshur
Me tregoi se mbante zi
Sado heshti buzë e kuqe
Foli syri saj i zi!
Lem te lutem.. dhe vazhdoi
Përsëri e përsëri…
Dore e saj s’kish te lodhur
Ben veri e bën veri…
Nuk me ikej nga meraku
Po kur shoh se aty afër
Po ma bën me dorë një grua
Ajo ish një plake e varfer
E me thotë eja e di unë
Të rrefej se ç’janë ata,
Atë varr e atë grua
Në më jep disa para!
Edhe unë more zotëri
Me këto parate e tua
Shkoj e blej një nuske nga prifti
Të me zgjatet jeta mua,
Pse ne vendin ton’ të dashur
Me fuqirin e florinjve
Edhe jeta blihet shitet
Rroftë magji e priftërinjve!
Tash ajo që pyesni ju
Është zonjë e një poeti
Edhe quhet zonja Lu.
Varri është i të shoqit
Ish poet i madh i vendit
Që peshohej këngë e tija
Me derheme të argjendit!
Burrë e grua mish e thua
çift i ëmbël, çift me shije
çift o çift që s’ka të dytë
si dy kokërra qershije.
Një ditë burri u sëmur
Dy plevite në një vend
Një sëmundje shumë e rëndë
Zonja Lu u prish nga mend
Dhe i thotë burrit të saj
Nëse mbyllen sytë e tu
Unë veten do ta vras
Dhe bëj be që atë çast
Më ke pranë e më ke pas
Ti ma bërë shtratin tim
Kryefron të dashurisë
Dhe unë varrin tënd do ta bëj
Shtratin tim të nusërisë.
Jo, të lutem -i thotë burri
Shumë të lutem mos e bëj
Mirë athere, unë do mbetem
Gjithë jetën një e ve
Jo, të lutem, Luja ime
Mos e bëj dhe këtë be
Si pra unë të duroj
Në më zëntë kjo rrebé?
Pra të paktën do të mbyllem
Dhe do rreshkem disa vjet
Jo, të lutem Luja ime,
Është e shkurtër jetë e shkretë.
Vetëm prit e ki durim
Sa të thahet varri im.
Tash poeti ra e fjeti
Ra e fjet’ për mote jetë
Gjëmë e madhe që e gjeti
Zonja Lu thërret bërtet
Me oi e me oi
Për atë që bënej fli
Një minutë e dy vili!
Ç’më gjet mua, çmë gjet mua
Ulurin e zeza grua
U plagos, u shkatërrua
U plagos e u gjakos
Me biçakun e fildishtë
Fije fije bëri flokët
Copë copë i bëri mishtë.
Pas dy ditëve vjen një djalë
Një djalosh një bukurosh
E i thotë zonjës Lu
Ti shëndoshë e unë shëndoshë
Ti e unë një çift i ëmbël
Çift i bukur, çift me shije
Çift, o çift që s’ka të dytë
Si dy kokërra qershije.
Mirpo zonja është besnike
Ka dhënë fjalën ka bërë be
Sa të thahet varri burrit
Doemos do rrije e ve
Meqë varri është i fresket
Është i njomë e është i ri
Që të thahet shpejt e shpejt
Zonja Lu i bën veri!
Ali Asllani