Zot mos na ndëshko për ato që i kanë bërë zullumqarët!

Kreshnik Osmani

Termeti i Kroacise i ka trembur shume dhe me te drejte shqiptaret, per arsye se nje skenar termeti qe te detyron te dalesh nga shtepia ne kushtet e nje karantine dhe izolimi ekstrem per te ndaluar perhapjen e virusit, mund te jete nje skenar apokaliptik.

Fatkeqsite natyrore nuk i kemi ne dore, sado te perpiqemi por duhet te jemi te sigurte per nje gje:

Ky eshte momenti qe ka shume mundesi nuk do te perseritet dy here ne jeten tende, qe te reflektosh dhe te zbulosh sa krijese e dobet je perballe Universit. Ky ferr, kjo frike dhe ky izolim shkaterrimtar qe po na lodh te gjitheve shume psikologjikisht dhe emocionalisht, (pervecse ekonomikisht nje pjese te madhe) dhe qe nuk e di askush cilet jane skenaret qe e pasojne, mund te jete bonusi i fundit qe na vjen nga Ekzistenca dhe po nuk e perdoren ashtu sic duhet mund ta paguajme faturen te rende shume.

Kjo eshte koha me e pershtatshme per ta ekzekutuar shtazen qe ke ne trup e ne mish dhe per t’iu kthyer origjines tende prej Humani. Nese ia dalim ta realizojme sado pak kete, packa se nuk merrem me fall dhe me filxhan, jam thellesisht i bindur qe Zoti do te na e kurseje nje katastrofe te dyte. Merrini njerezit ne telefon, thuajuni se i doni shume, harroni ligesite, poshtersite, hatermbetjet, felliqesite, kurthet, intrigat, zilite e merite dhe kur gjithcka te kete kaluar dhe te sherbeje per skenare filmash, librash e romanesh Best Seller, duhet te kthehemi urgjentisht tek origjina jone Humane, nese do te shpresojme seriozisht qe Universi te na trajtoje si kafshe. Humanet dhe kafshet i bahkon shpirti, dhe ndryshe nga shtaza qe kupton vetem me frike, ne duhet te mesojme te kuptojme mesazhet qe na vijne here pas here me llogjike te ftohte!

Dhe mos harroni kurre, se ne Kohen e Noes te ndershmit e kishin nje arke (barke) ku mund te ngjiteshin. Ndersa sot nuk ka me nje Noe midis nesh, por vetem “profete” e moraliste mashtrues qe e kane te shpuar edhe barken e vet. Ne kohen e Noes, mund te distancoheshe prej zullumqareve, ndersa sot fati yne eshte i perbashket. Ose shpetojme, ose shfarrosemi te gjithe bashke!

Zot mos na ndeshko per ato qe i kane bere zullumqaret!

Loading...