Zoti im!
Po të ishe Ti si ata qe flasin për Ty nuk do të të besoja kurrë. Por Ti je ndryshe, je Madhështor, Fisnik, Bujar dhe duron shumë. E kuptoj Zot qe Ti nuk ke per te folur tani, sepse po e ndjek telenovelën e Tokës ne heshtje nga Lartësite ku qendron Madheshtia jote. Ti sot flet me gjuhen e shenjave dhe te frikes.
I Madhi Im!
Le te shembet bota me ç’ka ne te, po te jete ky vendimi Yt, sepse te gjitha vendimet e tua jane te drejta. Le te therrmohen kockat e mia dhe te behen pluhur e hi, si dheu qe do te na mbuloje.
Kjo nuk perben fare lajm. Por, te lutem o i Plotfuqishem, nderhy sa me shpejt dhe gjeje nje menyre ta shpetosh imazhin prej mafies qe ka rrembyer Emrin Tend te Madh dhe po tenton ta shkaterroje Ate. Ne jemi krenare qe te besojme Ty, por te lutem mos ia mundeso çdo lloj shtaze mashtrues, ta permende emrin Tend! Kjo do te na ndihmonte shume! Me Token bej çfare te duash Ti, as qe dua t’ia di. Pra, dua te them, që lidhur me të nuk kam asnjë kerkese!
Faleminderit paraprakisht per çdo vendim qe do të marrësh!/Kreshnik Osmani