Zv.kryeministri: Shalqini ynë është ky! Ai më i sulmuari, më i shari e më i cuari dëm nga vetë media apo palaco vendas

Zv.kryeministri me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se fermerët e Divjakës kanë hedhur në treg shalqirin e prodhuar në serat e tyre.

Ai thotë se javën tjetër pritet që fermerët e Divjakës të eksportojnë prodhimet e tyre, ndërsa është shprehur se shalqiri që ka qarkulluar në treg deri më sot nuk ishte vendas, por i importuar nga një shtet afër Shqipërisë.

Braçe nuk ka lënë pa thumbuar as të pasurit e Tiranës, për të cilët thotë se nuk i numërojnë paratë, por i peshojnë dhe nuk dinë ta vlerësojnë punën e fermerëve.

“KY ESHTE SHALQINI YNE I PARE!

KUSH MBOLLI E KULTIVOI SHALQI NE SERA, TANI PO VJEL!

Te premte, kerkova e mora ne treg shalqi; Nuk ishte i yni, as i hershmi, ishte i importit, ardhur nga nje vend fqinj me ne, ketu afer.

Ishte i kuq dhe i papjekur, pa shije-as sheqeri, i forte e me fara te bardha.

Po ua them troc; AS I AFROHEJ SHALQINIT TE PRODHUAR NGA BUJQIT NE DIVJAKE, LUSHNJE!

Shalqini yne eshte ky! Ai me i sulmuari, me i shari e me i cuari dem nga vete media apo palaco vendas!

Besoj, java tjeter na nxjerr ne eksport per te vijuar fort me te!

Nderkohe, ka nga keta te pasurit e Tiranes-e kane problem tu hysh ne pazar per te mbrojtur prodhuesin e bleresin, bashke me gastore qe i paguajne e qe kurre nuk e ben nje veper qe, habiten pse une shkoj ne nje treg, pse une merrem me qepe e patate, pse une merrem me cmimet e tyre!

Natyrisht, kush nuk i numeron parate por i peshon, kush-i paditur per pasoje as kupton, as qe i hyn ne sy puna e bujkut, mundimi e sakrifica e tij per te prodhuar qe te hane keta, madje me cmime qesharake, te shesin keta nga resortet e tyre me cmime maramendese.

Natyrisht, une do vijoj te merrem me bujqit, punen e tyre, produktet e cmimet e tyre;

Eshte jeta e tyre dhe ekonomia jone! Aaaa po, sa merreni me mua, beni pazar e hani shalqi vendi”, shkruan Braçe.

Loading...