Zvicër – Shqiptari humb jetën në Zvicër,në vendin e punës

Një shqiptar ka humbur jetën aksidentalisht në vendin e punës në Zvicër.

Ngjarja e rendë ka ndodhur ditën e djeshme.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët, të cilët kanë njoftuar për ndarjen nga jeta të njeriut të afërt përmes një shënimi në “Facebook”.

“Familjar, miq, shokë dhe dashamirë ju njoftoj se sot pas një aksidenti tragjik në vendin e punës në Zvicër, ndërroi jetë djali i hallës, A.Z, për detaje të varrimit do të ju njoftojmë me kohë. U prehsh në paqe”-shkruajnë familjarët, raporton Albinfo.ch.

Policia e Solothurn-it thotë se ditën e shtunë rreth orës 12:00, shqiptari me iniciale A.Z ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, por Policia dhe grupit hetimor po punojnë intensivisht për dokumentimin e saj.

Loading...