Zvicra izolon Ballkanin, jashtë listës Shqipëria dhe Kosova, qytetarët mund të lëvizin lirshëm

Është përditësuar lista e shteteve dhe territoreve që janë me rrëzikshmëri të lartë për shtetin e Zvicrës. Kjo listë do të hyjë në fuqi në orën 00.00 të datës 14 dhjetor 2020.

Kosova dhe Shqipëria janë dy shtetet Ballkanike që nuk janë në listën e rrezikshmërisë për Zvicrën. Me çfarë nënkuptohet se të gjithë banorët e Zvicrës mund të lëvizin lirshëm në Kosovë dhe Shqipëri.
Ndërkohë shtetet Ballkanike që janë në listën e rrëzikshmërisë sipas raportit të BAG: janë Maqedonia Veriore, Mali i Zi, dhe Serbia.
Ndërkohë shtetet tjera me potencial rreziku për Zvicrën janë edhe Andorra, Gjorgjia, Jordania, Kroacia, Luksemburgu, Polonia, Portogalia, Slovenia, San Marino, Shtetet e Bashkuara, dhe disa Zona të Austrisë, Italisë dhe Francës.

Në Zvicër ekziston një kërkesë karantine për udhëtarët nga vende dhe zona të caktuara. Lista e këtyre shteteve dhe territoreve do të azhurnohet në 14 Dhjetor. Një rezultat negativ i testit nuk heq karantinën.

Loading...