Zyrat e gjendjes civile në Gjirokastër, Tepelenë e Përmet rinisin punën të hënën

Tri zyrat e gjendjes civile në Gjirokastër, Tepelenë e Përmet do të rinisin javën e ardhshme punën.

Prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj, tha për ATSH-në se “prej javës së ardhshme këto zyra do të nisin rregullisht funksionimin, ndërsa i gjithë procesi do të shoqërohet me masat e reja të sigurisë”.

“Me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe punonjësve të zyrave të gjendjes civile u morën masa si njohja e punonjësve me protokollet përkatëse të sigurisë, afishimi i protokollit të verdhë dhe posterave të tjerë informues në ambientet e jashtme të zyrave, vendosja e shenjave për respektimin e radhës e distancës së qytetarëve për kryerjen e shërbimit dhe dezinfektimi i plotë i zyrave dhe ambienteve”, – u shpreh prefekti.

Institucioni i Prefektit të qarkut Gjirokastër ka marrë masat e nevojshme për rifillimin e funksionimit të tri zyrave të gjendjes civile në varësi, të vendosura në Gjirokastër, Tepelenë e Përmet./atsh

Loading...