Sipas tij, ish-kryeministri është njeriu i Putinit në Ballkan dhe gjithçka po bëhet për interes të Moskës. Madje ai ka ngritur alarmin se nëse Berisha rimerr pushtetin, atëherë Rusia do marrë kontrollin në Tiranë dhe Prishtinë. “Protestat që po ndodhin sot janë të thirrura nga Sali Berisha i ndikuar nga Rusia. Ai dhe familja e tij e kanë humbur fuqinë. Nëse SB merr pushtetin, Putini do të kalojë nëpër Kosovë dhe Shqipëri. Putini merr qasje në portin e Adriatikut”, ka thënë ai, duke konfirmuar atë që gazeta e kishte thënë prej ditësh. Madje ai ka treguar dhe arsyet se përse po tentohet në këtë periudhë destabilzimi. Gjithçka lidhet me integrimin në BE.
Argumentet
Sipas ish-zyrtarit të FBI, në momentin që Shqipëria do bashkohet me BE, Gjermania dhe vendet anëtare do bllokojnë çdo dalje të drejtpërdrejtë në Adriatik të Rusisë. Por Moska nuk e do një gjë të tillë dhe po përdor Berishën dhe opozitën shqiptare për të penguar gjithçka. “Mendoni për këtë. Shqipëria, vendi i fundit në Adriatik për t’u bashkuar me BE-në, që është qëllimi i Merkelit dhe Ramës dhe ajo çfarë dëshirojnë të gjithë shqiptarët. Putini dëshiron të shkatërrojë BE-në, pasi Shqipëria në BE, refuzon qasjen e tij në port. Pse Berisha është kukulla e Putinit?”, ka vijuar më tej ai përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo që shton bindjen se Rossini mund të ketë të drejtë në këtë aspekt, është fakti se ai njihet si një ndër ekspertë më të mirë në fushën e antiterrorit dhe i njeh mirë shërbimet ruse. Rossini luajti një rol tejet të rëndësishëm edhe në ndjekjen e vazhdueshme të Osama bin Ladenit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ai ka punuar në shumë çështje të antiterrorizmit kundër organizatave si FARC-ut kolumbian, ETA-s baske, Al Kaedas dhe Hezbollah. Ai ka qenë përfaqësues i FBI-së në Qendrën Kundër Terrorizmit (CTC) të CIA-s.
Skenari rus
Nëse bëhet një analizë e situatës politike në rajon, kanë dalë në dritë fakte se kanë qenë shërbimet ruse ato që kanë shkaktuar kriza në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi e vende të tjera. Në Mal të Zi, Rusia ndërhyri madje dhe në zgjedhje e kjo detyroi SHBA ta fuste Malin e Zi në NATO. Në Maqedoni dihet çfarë ndodhi, pasi Gruevski po ashtu ndoqi të njëjtët skenarë duke shkaktuar dh*në dhe terror në Parlament dhe jashtë tij, njësoj si opozita sot. Grusveski është njeri i rusëve dhe po ashtu ndër miqtë e tij më të mirë në Tiranë janë Berisha e Meta. Po ashtu Maqedonia po hyn tani në NATO. Edhe në Serbi, Moska po lobon fort që të mos e lejojë Vuçiç të njohë Kosovën. Të gjitha këto bënë që NATO të ndërtojë bazë ushtarake në Kuçovë, me qëllimin për t’u dhënë fund ndikimeve të Moskës. Por pak pasi gjenerali i NATO erdhi në Tiranë dhe detajoi planin e bazës së Kuçovës, opozita vendosi të dalë në protesta. Madje këtë herë tentoi dh*në dhe përplasje fizike me policinë. Të gjithë treguesit thonë qartë se kemi të bëjmë me një skenar rus në Tiranë në mënyrë që të bllokohen negociatat, të bllokohet reforma në drejtësi dhe Shqipëria të hyjë në kaos. Të vetmit njerëz që kanë kthyer sytë nga Moska, janë Berisha e Meta. Për Berishën e faktoi ish-zyrtari i FBI, ndërsa për Metën faktet kanë dalë. Luan Rama doli foto me Putin shumë i ekzaltuar, ndërsa kur shpërtheu skandali i lobimeve nga PS-LSI, Kryemadhi tha se nuk ka asnjë problem të kesh kontakte me rusët.
(Shqiperiaime)