Zyrtarizohen 140 deputetët e Kuvendit të ri, emrat më të votuar nga PS dhe PD

Dy muaj pasi zgjedhësit shprehën vullnetin e tyre politik, zyrtarizohet rezultati i dalë nga vota e 25 Prillit.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri shpërndarjen e 140 mandatave, ku shumica e karrigeve në parlament është zënë nga Partia Socialiste me 74, më pas ajo demokratike dhe aleatët e saj me 59, Lëvizja Socialiste për Integrim me katër dhe socialdemokratët me 3.

Deputetë të cilët morën mandatin, pa e fituar atë në garën e 25 Prillit janë dy.

E para, Teuta Ramaj. Ajo ishte jashtë listës fituese, por fati e deshi që kryesocialisti të mbajë mandatin në qarkun e Durrësit dhe Teuta Ramaj e renditur pas Ramës, të marrë mandatin e deputetit në qarkun e Vlorës.
I dyti, Petrit Vasili. I renditur i treti në qarkun e Tiranës, nënkryetari i LSI-së rrezikonte të mbetej jashtë parlamentit. Pasi kryetarja e tij, Monika Kryemadhi vendosi për mandatin në qarkun e Fierit, karrigen e deputetit e mori Petrit Vasili.

Me shpërndarjen e mandateve dhe në përmbushje të kodit elektoral, deputetët fitues për secilin qark janë renditur sipas votës preferenciale, të gjitha të përmbysura nga listat e kryetarëve të dy partive kryesore.

Më të votuarit për secilin qark nga PS janë, Blendi Klosi, Aurora Mara, Edi Rama, Taulant Balla, Erion Braçe, Bledar Çuçi, Niko Peleshi, Gerta Duraku, Eduard Ndreca, Paulin Sterkaj, Fatmir Xhafaj dhe Anila Denaj.

Nga “Aleanca për Ndryshim”, udhëhequr nga Partia Demokratike janë, Tomor Alizoti, Xhelal Mziu, Ferdinand Xhaferaj, Luciano Boçi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Flamur Hoxha, Kastriot Piroli, Helidon Bushati, Lulzim Basha dhe Bujar Leskaj.

Ndryshimi i vetëm që do të pësojë lista e deputetëve, do të jetë për qarkun e Fierit pas dorëheqjes se kryeparlamentarit Gramoz Ruçi nga mandati i deputetit. Për aq kohë sa vendimi nuk i është komunikuar zyrtarisht KQZ-së dhe tanimë shpërndarja e mandateve është certifikuar, mandati i deputetit do t’i shkojë Mirela Pitushit që ka votën më të madhe preferenciale jashtë listës fituese.

Deputetët socialistë më të votuar sipas qarqeve

Blendi Klosi,

Aurora Mara

Edi Rama

Taulant Balla

Erion Braçe

Bledar Çuçi

Niko Peleshi

Gerta Duraku

Eduard Ndreca

Paulin Sterkaj

Fatmir Xhafaj

Anila Denaj

Deputetët demokratë më të votuar sipas qarqeve

Tomor Alizoti

Xhelal Mziu

Ferdinand Xhaferaj

Luciano Boçi

Luan Baçi

Tritan Shehu

Ervin Salianji

Flamur Hoxha

Kastriot Piroli

Helidon Bushati

Lulzim Basha

Bujar Leskaj.

Loading...