84-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja/ Ruçi: Jeni një ndër krenaritë e kombit shqiptar

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër urimi akademikut Rexhep Qosja me rastin e 84-vjetorit të lindjes.

“Ju, i dashur profesor Rexhep Qosja, jeni një ndër krenaritë e kombit shqiptar. Një personalitet si ju, me veprimtari të shumanshme; mendje erudite, me ndihmesa të shquara e cilësore në mjaft fusha: në historinë e letërsisë dhe të qytetërimit shqiptar, në historinë politike të shqiptarëve; veprimtar me vetëdije qytetare e kombëtare të lartë, i bëni nder kombit shqiptar dhe çdo shqiptari”, shprehet Ruçi.

Po ashtu, Ruçi shton se “ju jeni sot një ndër referencat më të rëndësishme të kombit shqiptar dhe të çështjeve shqiptare dhe një ndër pikëtakimet e kulturës e qytetërimit shqiptar me kulturën botërore”.

“Jam i lumtur t’ju uroj në këtë përvjetor të ditëlindjes, si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, por edhe si një lexues i veprës tuaj”, shprehet Ruçi, në urimin për akademikun Rexhep Qosja. /atsh

Loading...