Kryeministri Edi Rama ka shprehur sot gatishmërinë për të mbështetur studentët në kërkesën e tyre për tarifat

Kryeministri Edi Rama ka shprehur sot gatishmërinë për të mbështetur studentët në kërkesën e tyre për tarifat.

Në komunikimin live në Facebook, në kuadër të nismës “Dialog me Universitetin”, Rama u shpreh i gatshëm për të diskutuar mbi këto tarifa dhe arsyetimet e studentëve, edhe pse për tarifat nuk i vendos qeveria por Universiteti, i cili gëzon autonominë universitare.

“Le t’i diskutojmë tarifat dhe unë mbështes arsyetime rracionale dhe mbi të gjitha e ndiej dhimbjen e atyre prindërve dhe atyre studentëve që kanë nevojë për më shumë mbështetje, pavarësisht se tarifat nuk i vendos qeveria. Quhet autonomi universitare, qeveria vendos vetëm tavanin që mos të lejohet një rritje e paarsyeshme. Megjithatë patjetër, jemi gati që të investojmë nga taksat për të mbështetur studentët në pagesën e tarifave, ama duhet shkruar”, tha Kreu i Ekzekutivit.

Rama deklaroi sot se është gati që të subvencionojë ata që janë studentë në ndihmë ekonomike, jo 50%, por 100 %.

Gjithashtu tha kryeministri, se duhet dialog, që ata që janë ekselentë me nota 9, 10, të mos ju përgjysmohet tarifa, por të mbulohet totalisht nga shteti.

“I gatshëm për të shkuar më tej me kërkesat tuaja për tarifat. Jo vetëm 50%, por t’ua subvencionojë shteti 100% atyre me 9 dhe 10 dhe atyre në ndihme ekonomike. Por ama duhet dialog, se nuk zgjidhen në letër”, theksoi Rama./atsh

Loading...