Njoftim i Po licisë së Shtetit

Në zbatim të Aktit Normativ, me qëllim respektimin e masave kundër COVID-it për shkak të gjendjen shqetësuese të shkaktuar nga pandemia, nga të gjithë shtetasit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, për rritjen e sigurisë publike në tërësi nisur edhe nga pr otestat e fundit, kërkohet zbatimi i masave dhe i protokolleve të miratuara nga Komiteti i Ekspertëve dhe urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Pr otestat për Klodian Rashën, Po licia e Shtetit: Nuk do tolerohet asnjë gr umbullim që kundërshton masat anti-covid
NJOFTIM I P OLICISË SË SHTETIT
Në zbatim të Aktit Normativ, me qëllim respektimin e masave kundër COVID-it për shkak të gjendjen sh qetësuese të shkaktuar nga pandemia, nga të gjithë shtetasit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, për rritjen e sigurisë publike në tërësi nisur edhe nga pr otestat e fundit, kërkohet zbatimi i masave dhe i protokolleve të miratuara nga Komiteti i Ekspertëve dhe urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Po licia e Shtetit është shumë e vetëdijshme për të drejtën e pr otestës dhe lirinë e pacenueshme të tubimit. Në kushtet e sensibilizimit të madh të shoqërisë pas tr agjedisë së djalit njëzetepesë vjeçar që humbi fatalisht jetën, nga dora e një ef ektivi po licie, Po licia e Shtetit e ka pasur të pamundur ta anashkalojë ndjeshmërinë popullore për të mos lejuar asnjë t ubim. Por tanimë kur dr ejtësia po kryen detyrën e saj ndaj autorit të vr asjes dhe kur pr otestat kanë de graduar në organizime që kanë për qëllim cenimin e rendit publik dhe pronës publike, Po licia e Shtetit nuk do të tolerojë asnjë grumbullim që bie ndesh me kornizën aktuale të masave sh trënguese. Bëjmë apel të mbahen parasysh nga të gjithë, kërkesat e akteve që i përcaktojnë masat sht rënguese për:
 Ndalimin e gr umbullimeve me më shumë se 10 persona në vende të mbyllura apo të hapura, konferenca, t ubime, mbledhje partiake, ceremoni festive etj. Mbajtjen e detyruar të barrierave mbrojtëse (maska), në ambientet jashtë shtëpisë;

 Ruajtjen e distancimit fizik gjatë veprimtarisë së përditshme;
 Zbatimin e masave nga administrata publike dhe në automjetet e transportit publik;
 Ndalimin e muzikës pas orës 20:00;
 Ndalimin e aktivitetit të bareve, lokaleve, restoranteve e ‘fast food’ pas orës 22:00 deri në orën 06:00;

 Kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 22:00 deri në orën 06:00;
 Zbatimin e protokolleve në institucionet arsimore, në të cilat vazhdon kryerja e mësimit;

 Marrjen e masave administrative dhe atyre penale në rast të shkeljeve dhe mos-zbatimit të masave të veçanta në periudhën e pandemisë së COVID-19. Në mënyrë që të mos kalojmë në një etapë tjetër të një mbylljeje përtej kufijve të deritanishëm, nga të gjitha institucionet që kanë detyrime, të vazhdohet me seriozitet maksimal zbatimi i Aktit Normativ për zbutjen e efekteve të pa ndemisë.

Loading...