Ambasadorja amerikane ne Tirane Yuri Kim dha detaje nga takimi që pati mbrëmjen e kësaj të shtune me kryedemokratin Lulzim Basha.
Diplomatja e SHBA dekalaroi se diskutimet kanë qenë të fokusuara tek zgjedhjet e 25 prillit.
Ajo ka kërkuar nga Basha që kandidatët të jenë figura të pastra. Po ashtu, Kim garantoi se do të japë të gjithë mbështetjen e nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Me kryetarin e PD, Lulzim Basha sonte diskutuam rolin thelbësor të opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës mbi çështjet kryesore dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit.
Të gjitha partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër. SHBA do të bëjë pjesën e vet për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në”, tha Yuri Kim në “Twitter”.